Lidhje

Gjykata dënon me një vit burg deputetin demokrat Salijanji


Salijanji

Në Shqipëri gjykata e Tiranës vendosi sot të shpallë fajtor dhe të dënojë me 1 vit burgim ish deputetin demokrat Ervin Salianji, për akuzën e kallëzimit të rremë në rastin e audio-përgjimit të pretenduar, të vëllait të ish ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj.

Në vendimin e saj Gjykata sot dënoi me 3 vjet e 5 muaj burgim Albert Veliun, personin që pranoi se ka kyer përgjimin.

Dy vjet burgim u dhanë për Fredi Alizotin, i cili rezultoi të ishte njeriu që ishte hequr si Geron Xhafaj, vëllai i ish ministrit, në bisedën me Veliun.

Ndërsa gazetari Jetmir Olldashi, i cili i kishte dhënë Veliut pajisjen përgjuese, u dënua me 6 muaj burg, por që do të konvertohet në 100 orë pune në shërbim publik.

Sipas hetimeve, ish deputeti Salianji është përfshirë në krijimin e provave të rreme për të dëmtuar politikisht zotin Fatmir Xhafaj, në atë kohë në detyrën e ministrit të Brendshëm.

Ashtu si dhe në seancën kur u dha pretenca e prokurorisë, edhe sot në sallë, kishte shumë ish deputetë demokratë. Numri dy i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi, foli për një vendim politik sipas tij, që synon t’i mbyllë gojën opozitës.

Edhe zoti Salianji akuzoi gjyqtarin e çështjes Artan Gërmenji si një person të lidhur me banda kriminale. Ai tha se vendimi ishte i pabazuar në fakte e në prova, dhe se procesi kishte patur shkelje të qarta ligjore.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG