Lidhje

Mbetet në fuqi dënimi për Popoviç dhe Beara


Trupi i Apelit i gjykatës së Hagës për krime lufte, la në fuqi dënimin nën akuzat për gjenocid për dy zyrtarë të lartë të serbëve të Bosnjes për rolin e tyre në masakrën e Srebrenicës në korrik të vitit 1995, ku humbën jetën 8 mijë burra dhe djem myslimanë.

Vendimi i sotëm lë në fuqi denimin me burgim të përjetshëm, për dy të dënuarit, Vujadin Popoviç dhe Ljubisha Beara. Këto janë masat më të rënda të dënimit të dhëna deri më sot nga Gjykata e Hagës.

Gjyakata e apelit po ashtu la në fuqi dënimet prej 35 vjet dhe 13 vjet heqje lirie për dy të dënuar të tjerë, po serbë të Bosnjes, Drago Nikoliç dhe Vinko Pandureviç, nën akuzat për krime kundër njerëzimit. I vetmi i dënuar tjetër për gjenocid është gjenerali Zdravko Tolimir, ish këshilltar i lartë i komandantit të serbëve të Bosnjes Ratko Mlladiç. Mlladiç dhe presidenti i Serbëve të Bosnjes gjatë viteve të luftës, Radovan Karaxhiç janë ende duke u gjykuar në Hagë.

XS
SM
MD
LG