Lidhje

Gjykata e Lartë mban në fuqi ndalimin e udhëtimit nga 5 vende myslimane


Gjykata e Lartë e Shteteve të Bashkuara vendosi me një shumicë të ngushtë votash të mbante në fuqi kufizimet e administratës së Presidentit Donald Trump për qytetarët e pesë vendeve me shumicë myslimane, duke i dhënë presidentit një fitore për një nga politikat etij më të debatueshme. Siç njofton korrespondentja e Shtëpisë së Bardhë, Patsy Widakuswara reports, reagimi ndaj vendimit të së martës ishte I menjëhershëm.

Demonstruesit protestuan ndaj vendimit të Gjykatës së Lartë për të mbajtur në fuqi kufizimet e administratës së Presidentit Trump për udhëtim në Shtetet e Bashkuara, ndaj qytetarëve të Iranit, Libisë, Somalisë, Sirisë dhe Jemenit.

Në një vendim me 5 vota pro dhe 4 kundër, Kryetari i Gjykatës, John Roberts dhe katër kolegët e tij konservatorë arritën në përfundimin se presidentët kanë kompetenca të gjera për të kufizuar udhëtimin nga vendet e huaja për shqetësime të sigurisë kombëtare.

Presidenti Trump e përshëndeti vendimin në një takim me ligjvënës në Shtëpinë e Bardhë.

"Kjo është një fitore e madhe për Kushtetutën tonë. Duhet të jemi të rreptë; dhe duhet të ruajmë sigurinë. Minimalisht duhet të sigurohemi që t’i kontrollojmë njerëzit që vijnë në këtë vend”.

Vendime të gjykatave federale kishin shfuqizuar ose dobësuar variante të mëparshme të ndalimit të udhëtimit, që u bë i mundur me një urdhër ekzekutiv që zoti Trump e nënshkroi në javën e parë në detyrë.

Vendimi është një fitore e madhe për administratën, duke i dhënë fund betejave ligjore 16 mujore lidhur me një pjesë kyçe të politikës së imigracionit të Presidentit Trump, që ishte një nga temat e fushatës së tij.

"Donald Trump po bën thirrje për një ndalim të plotë të hyrjes së myslimanëve në Shtetet e Bashkuara”.

Kundërshtarët thonë se ndalimi është diskriminues ndaj myslimanëve. Këshilli për Marrëdhëniet Amerikano-Islamike, ishte një nga paditësit e ndalimit.

“Po shkatërrojnë trashëgiminë tonë si vend, por ne jemi populli dhe populli ka fjalën e fundit përmes ndërgjegjësimit politik, organizimit politik dhe vullnetit për të ndryshuar. Prandaj megjithëse jemi shumë të zhgënjyer, ne ende shpresojmë se do të punojmë së bashku me amerikanë të tjerë për të ruajtur idetë mbi të cilat është ngritur ky vend”, tha Drejtori Ekzekutiv i Këshillit, Nihad Awad.

Nga ana praktike, vendimi nuk ndryshon asgjë. Gjykata e Lartë e lejoi Ndalimin e Udhëtimit të hynte në fuqi dhjetorin e kaluar, duke kufizyar udhëtimin nga pesë vendet e përfshira në vendim, si edhe nga Koreja e Veriut dhe Venezuela.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG