Lidhje

Gjykata e Kievit hedh poshtë kërkesën për lirimin e ish-kryeministres Timoshenko


Gjykata e Kievit hedh poshtë kërkesën për lirimin e ish-kryeministres Timoshenko
Gjykata e Kievit hedh poshtë kërkesën për lirimin e ish-kryeministres Timoshenko

Një Gjykatë e Ukrainës hodhi poshtë kërkesën për lirimin e ish-kryeministres Julia Timoshenko, pasi ajo u arrestua javën e kaluar, ngaqë tregoi përbuzje ndaj gjyqit ndaj saj pas akuzave për abuzimin e pushtetit.

Gjykata e Kievit e hodhi sot poshtë kërkesën e kryeministres. Gjykatësi nuk i mori parasysh kritikat nga Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe Rusia ndaj vendimit për ta mbajtur zonjën Timoshenko në burg, ndërsa gjyqi ndaj saj vazhdon.

Presidenti i Ukrainës Viktor Janukoviç hodhi poshtë thirrjet për të ndërhyrë në gjyqin e rivales së tij politike. Zoti Janukoviç është kritikuar nga Perëndimi për mënyrën se si e ka trajtuar çëhtjen e gjyqit, për të cilin shumë qeveri perëndimore e kanë cilësuar si të motivuar politikisht.

Akuzat kundër zonjës Timoshenko kanë të bëjnë me një marrëveshje të vitit 2009, e cila i dha fund ndërprerjes së gazit natyror nga Rusia për Ukrainën.

XS
SM
MD
LG