Lidhje

Gjyqi i personave lidhur me ngjarjet në Kumanovë


Filloi procesi i gjykimit të 29 personave të akuzuar lidhur me ngjarjet e nëntë dhe dhjetë majit në Kumanovë, në të cilat mbetën të vrarë tetë policë të forcave maqedonase dhe 12 anëtarë të grupit të armatosur. Prokuroria maqedonase i akuzon ata për veprimtari terroriste. Qëllimi i këtij grupi, sipas aktakuzës, ishte që të nxisin ndjenja pasigurie dhe frikë tek banorët.

Seanca po mbahet në Gjykatën supreme, ndërsa forca të shumta të policisë speciale janë shpërndarë në rrugët kryesore të Shkupit, në udhëkryqe dhe para një numri institucionesh shtetërore e publike. Autoritetet nuk japin ndonjë shifër për forcat e angazhuara, me këtë rast.

Ndërkohë, të akuzuarit kanë mohuar se bëhet fjalë për terrorizëm. Ata kanë thënë se janë mbrojtur nga sulmet e policisë, ndërsa kanë kërkuar që rasti t’i kalojë Prokurores së posaçme, Katica Janeva, sepse ajo është e autorizuar për këtë, sipas tyre.

Pala mbrojtëse ka njoftuar se të akuzuarit janë marrë në pyetje për disa ditë dhe se janë rrahur dhe nuk u është ofruar asnjë ndihmë mjeksore.

XS
SM
MD
LG