Lidhje

Gjyqi për vrasjen e George Floyd-it dhe tensionet racore


Gjyqi për vrasjen e George Floyd-it dhe tensionet racore
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:43 0:00

Përzgjedhja e jurisë për gjyqin ndaj ish policit të bardhë Derek Chauvin, i akuzuar për vrasje pa paramendim për vdekjen e afrikano-amerikanit George Floyd, do të fillojë të hënën. Videot e incidentit në Mineapolis majin e kaluar shkaktuan protesta në të gjithë botën. Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Mike O’Sullivan njofton se gjyqi pason përvjetorin e një incidenti tjetër të profilit të lartë të tensioneve racore në Los Anxhelos 30 vjet më parë.

Polici i pushuar nga puna u pa në një video të gjatë gati 9 minuta me gjurin e tij në qafën e afrikano-amerikanit George Floyd, i cili vdiq në duart e policisë.

Oficeri, Derek Chauvin, akuzohet për vrasje pa paramendim dhe vrasje të paqëllimshme. Tre ish-policë të tjerë akuzohen si bashkëpunëtorë dhe po gjykohen veçmas.

Mineapolisi tani është i qetë, por komuniteti është ende i tensionuar nga vrasja e afrikano-amerikanit George Floyd, thotë një udhëheqës fetar lokal.

"Qyteti po përgatitet për trazira ose protestat që mund të ndodhin kur të fillojë gjyqi", thotë Makram El-Amin, udhëheqës fetar në xhamin Masjid An-Nur në Mineapolis.

Ndërkohë në Los Anxhelos, po shënohet 30 vjetori i incidentit të rrahjes nga policia të shoferit afrikano-amerikan Rodney King. Pas vendimit të një gjykate për të shpallur të pafajshëm katër policët e akuzuar për përdorim të tepruar të forcës, në qytet shpërtheu dhuna që la më shumë se 60 të vdekur dhe shkaktoi një miliard dollarë dëme materiale.

Kjo është përsëritur edhe në raste të tjera.

"Unë isha në Los Anxhelos kur policët rrahën Rodney King-un dhe thashë nëse nuk ndëshkohet askush për këtë, çfarë do të ndodhë më vonë? Dhe kjo po vazhdon të ndodhë", thotë aktori Jamie Foxx.

Vrasja e afrikano-amerikanit George Floyd shkaktoi protesta në të gjithë Shtetet e Bashkuara dhe në të gjithë botën, nga Britania deri në Senegal.

“Shumë gjëra kanë ndryshuar. Por, shumë gjëra të tjera ende nuk kanë ndryshuar. Gjëja numër një që nuk ka ndryshuar sa duhet është përgjegjësia. Ne kishim zero përgjegjësi për rastin e rrahjes së Rodney King-ut”, thotë Najuma Smith-Pollard nga Qendra për Fenë dhe Kulturën e Universitetit të Kalifornisë Jugore.

Akoma ka një nivel të ulët përgjegjshmërie për vrasjet e afrikano-amerikanëve, thotë ajo. Pas vdekjes së George Floydit, ajo thotë se shumë vrasje policore, të cilat ajo mendon se janë të pajustifikuara, kanë mbetur pa u ndëshkuar.

Vrasjet e policisë në Shtetet e Bashkuara mbeten rreth nivelit 1.000 deri 1.100 në vit, sipas të dhënave të cituara nga gazeta The Washington Post dhe faqja e internet Mapping Police Violence.

Shumica e tyre rezultojnë nga konfrontime të dhunshme midis të dyshuarve dhe policisë dhe në disa raste si ai i George Floydit, të dyshuarit janë të paarmatosur.

Gjysma e të vrarëve janë të bardhë, megjithatë studimet tregojnë se afrikano-amerikanët preken në mënyrë disproporcionale.

Aktivistët thonë se numri i shtuar i këtyre vrasjeve tregon nevojën për një ndryshim të rrënjësishëm të mënyrës se si po funksionon polica në qytetet amerikane.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG