Shkencëtarët thonë se ata janë më të sigurtë se kurrë më parë se njerëzit janë shkaktari kryesor i ngrohjes globale.
Komisioni Ndërqeveritar mbi Ndryshimin e Klimës, i Kombeve të Bashkuara, tha sot se ka “jashtëzakonisht të ngjarë” – deri në “95 përqind,” se ngrohja globale shkaktohet nga njerëzit. Në raportin e mëparshëm të komisionit nga viti 2007, paneli i Kombeve të Bashkuara pati thënë se ishte kishte “shumë të ngjarë,” deri në 90 përqind.
Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry e quajti raportin e fundit një tjetër thirrje për veprim. Në një deklaratë sot, ai tha se “ata që mohojnë shkencën apo zgjedhin justifikimet në vend të veprimeve, po luajnë me zjarrin.”
Bashkë-kryetari i komisionit i cili hartoi raportin e ri theksoi se gjetjet e fundit tregojnë se atmosfera dhe oqeanet janë ngrohur, dëbora dhe akulli janë pakësuar, niveli mesatar i deteve është rritur dhe përqëndrimi i gazeve që shkaktojnë efektin serë është rritur.
Komisioni i OKB-së parashikon që temperaturat mesatare globale do të rriten me 0.3 deri në 4.8 gradë Celcius deri në vitin 2100 dhe nivelet e detit të ngrihen me 26 deri në 82 centimetra.
Vlerësimet e Komisionit janë të rëndësishme sepse ato formojnë bazën shkencore të negociatave të OKB-së mbi një marrëveshje të re klimatike. Në një deklaratë me video, Sekretari i Përgjithshëm Ban Ki-Moon tha se raporti do të jetë “thelbësor” që qeveritë të punojnë për të arritur një marrëveshje në vitin 2015. Por është e paqartë nëse ata do të angazhohen për shkurtimet e lëshimit të gazit serë në hapësirë, që shkencëtarët thonë se do të jenë të nevoj