Lidhje

Google lejon “të drejtën e harrimit”


Kompania Google filloi dje t’i lejojë qytetarët evropianë që të kërkojnë heqjen e rezultateve të kërkimit për episode të jetës së tyre personale që janë turpëruese për ta.

Kjo lëvizje pason vendimin e këtij muaji nga gjykata më e lartë e Evropës, sipas së cilit individët kanë “të drejtën e harrimit” në botën e internetit.

Evropianë nga 32 vende mund të përdorin tani një formular elektronik për të shpjeguar se çfarë informacioni duan që të hiqet dhe pse rezultatet e kërkimit që ata duan të eliminojnë janë “pa peshë, të vjetëruara dhe të papërshtatshme”.
XS
SM
MD
LG