Lidhje

Hjustoni i përmbytur përgatitet për shira të tjera


Zona rreth Hjustonit në Teksas, vazhdon të goditet nga shira rekord të një stuhie tropikale që pritet të vazhdojnë edhe për disa ditë, ndërsa ekipet e shpëtimit punojnë për të arritur tek njerëzit e bllokuar nga përmbytjet masive.

Më shumë se 2 mijë persona janë shpëtuar nga zonat e përmbytura të Teksasit
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:35 0:00

Parashikuesit e motit thonë se stuhia e cila të premten goditi bregdetin e Teksasit në formën e Uraganit Harvey do të sjellë reshje të tjera, duke shkaktuar përmbytje të reja në qytetin e katërt më të madh të Shteteve të Bashkuara.

Rajoni ka përjetuar tashmë më shumë se 60 centimetra shi në disa vende.

Meteorologu Patrick Burke i tha Zërit të Amerikës se të paktën deri të mërkurën priten 40-60 centimetra reshje.

"Mesazhi që po përcjellim sot është se kurrë nuk kemi parë një stuhi të tillë. Nuk kemi parë kurrë sasi të tilla reshjesh në një zonë kaq të madhe, pra dëmi është tashmë katastrofik dhe për fat të keq do të vazhdojë të jetë katastrofik në ditët që vijnë", tha zoti Burke.

Stuhia po largohet, por mund të forcohet përsëri

Shërbimi Kombëtar i Motit tha se qendra e stuhisë po lëvizte sot ngadalë për në juglindje në një drejtim që do ta kthente atë përsëri në Gjirin e Meksikës dhe kjo mund ta forconte për të goditur përsëri tokën të martën.

Residents are evacuated from their homes surrounded by floodwaters from Tropical Storm Harvey Sunday, Aug. 27, 2017, in Houston, Texas.
Residents are evacuated from their homes surrounded by floodwaters from Tropical Storm Harvey Sunday, Aug. 27, 2017, in Houston, Texas.

Korpusi i Inxhinierëve të Ushtrisë njoftoi të hënën herët se po fillonte shkarkimin e kontrolluar të dy rezervuarëve, për të parandaluar përmbytjet e mëtejshme. Shkarkimi i ujit do të vazhdojë për disa javë.

Qindra operacione shpëtimi janë ndërmarrë në të gjithë zonën me ekipe të pajisur me helikopterë, anije dhe kuaj nëpër ujërat e përmbytjeve. Vullnetarët u janë bashkuar policisë, si dhe ekipeve të zjarrfikësve dhe atyre mjeksore. Po ndihmojnë gjithashtu 3 mijë anëtarë të Gardës Kombëtare.

Guvernatori i Teksasit, Greg Abbott tha se do të urdhëronte edhe 1 mijë trupa të tjera të Gardës Kombëtare në Hjuston të hënën. Ai ka deklaruar gjendjen e katastrofës në rreth një të katërtën e qarqeve të shtetit, duke lejuar qeverinë të shpejtojë ndihmën në ato zona.

Çdo autostradë e madhe brenda dhe jashtë Hjustonit është kthyer në një lumë dhe dy aeroportet e qytetit janë mbyllur.

Shiko: Raporti nga gazetarja e shërbimit spanjisht të VOA në Hjuston

Zona përreth Hjustonit në Teksas, është ende e rrezikuar
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:39 0:00

Zyrtarët e emergjencave këshillojnë banorët


Zyrtarët e emergjencave i kanë këshilluar banorët të mos qëndrojnë brenda shtëpive, qoftë edhe në papafingo, por të hipin mbi çati dhe të përpiqen të tërheqin vemendjen e ekipeve të shpëtimit duke tundur një shami të bardhë.

FEMA Focusing on 'Life Sustaining' Mission
please wait

No media source currently available

0:00 0:00:29 0:00


Të dielën, në qiellin e Hjustonit dhe në zonat përreth u përdorën 22 mjete fluturimi për t'ju përgjigjur thirrjeve për ndihmë të banorëve. Shpëtimet me helikopter u kthyen në diçka të zakonshme ndërkohë që barka dhe gomone të shumta ishin në kërkim të viktimave.


The latest satellite imagery from the Gulf of Mexico


Presidenti Trump ka në plan ta vizitojë rajonin të martën

Presidenti Donald Trump do ta vizitojë zonën e prekur të martën por vetëm nëse bëhet e qartë se udhëtimi i tij nuk do të pengojë përpjekjet e ndihmave, thanë zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë.

Houston Police SWAT officer Daryl Hudeck carries Catherine Pham and her 13-month-old son Aiden after rescuing them from their home surrounded by floodwaters from Tropical Storm Harvey Sunday, Aug. 27, 2017, in Houston.
Houston Police SWAT officer Daryl Hudeck carries Catherine Pham and her 13-month-old son Aiden after rescuing them from their home surrounded by floodwaters from Tropical Storm Harvey Sunday, Aug. 27, 2017, in Houston.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG