Lidhje

Gramsh, protestë për mbrojtjen e kanionit të rrallë


Banorë të zonës, aktivistë mjedisorë dhe përfaqësues të opozitës protestuan të shtunën ndaj ndërtimit të një hidrocentrali në zonën e Kanionit të Holtës në Gramsh, një prej pasurive të rralla natyrore të Shqipërisë. Ndërtimi i hidrocentralit u miratua me vendim të Këshillit Kombëtar të Territorit fundprillin e vitit të shkuar dhe fillimi i punimeve ka ngjallur kundërshtime të forta. Sipas aktivistëve mjedisorë betonizimi prek peisazhin natyror në hyrje të Kanionit dhe cënon ardhmërinë e turizmit në këtë zonë. Drejtuesi i Departamentit të Mjedisit në Partinë Demokratike Jamarbër Malltezi deklaroi se “qeveria mashtron kur thotë se ka bllokuar projektin, pasi vendimi me firmën e kryeministrit Edi Rama është ende në fuqi”. Sipas tij “zona është betonuar në buzë të kanionit”.

Hydropower plant construction in Holta Canyon
Hydropower plant construction in Holta Canyon

Ministrja e re e Transporteve dhe Energjitikës Belinda Balluku deklaroi dy ditë më parë se ndërmori pezullimin e të gjithë aktiviteteve të HEC-eve që janë licensuar ose që janë në proces licensimi. Ministrja Balluku e lidhi vendimin me “një skanim të pastër të statusit të tyre juridik dhe përputhshmërinë me impaktin mjedisor që ata krijojnë”. Kanioni i Holtës që vlerësohet si një nga bukuritë më mbresëlënëse të Shqipërisë, e mori emrin nga lumi me të njëjtin emër që degëzon nga Devolli. Kanioni ka një gjatësi rreth 3 km dhe ndër veçantitë e tij janë burimet e shumta termale me ngjyrë të kaltër, shpellat e vjetra dhe një biodiversitet i pasur natyror.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG