Lidhje

Gratë më të fuqishme të botës


Revista Forbes publikoi listën me 100 gratë më të fuqishme të botës dhe në krye të saj është kancelarja gjermane Angela Merkel, e cila në 11 edicionet e fundit ka qenë në listë 10 herë.

Në vend të dytë është Janet Yellen, kryerja e Rezervës Federale amerikane, në vend të tretë Melinda Gates e fondacionit Bill and Melinda Gates, në të tretin presidentja e Brazilit Dilma Rouseff.

10 emrat e parë vazhdojnë me Christinë Lagarde e FMN-së, Hillary Clinton, Mary Barra, e kompanisë GM, Michelle Obama, Sheryl Sandberg e Facebook dhe Virginia Ginni Rometty e IBM. Ndër 100 gratë më të fuqishme 58 janë nga Shtetet e Bashkuara.
XS
SM
MD
LG