Lidhje

Kushtetuesja shpall të pavlefshme marrëveshjen kufitare Shqipëri-Greqi


Kushtetuesja shpall të pavlefshme marrëveshjen kufitare Shqipëri-Greqi
Kushtetuesja shpall të pavlefshme marrëveshjen kufitare Shqipëri-Greqi

Në Shqipëri gjykata kushtetuese zbardhi sot vendimin e saj i cili shpalli të pavlefshme marrëveshjen për përcaktimin e kufirit detar mes Shqipërisë dhe Greqisë.

Sipas gjykatës janë katër momente në të cilat marëveshja është e papajtueshme me kushtetutën. Së pari fakti që delegacioni shqiptar në bisedimet dypalësh nuk kishte marrë pltofuqinë nga presidenti i vendit për zhvillimin e bisedimeve dhe lidhjen e marrëveshjes.

Gjykata ka konstatuar mangësi serioze në përmbajtjen e marrëveshjes që nga fakti se ajo ka shkuar përtej edhe vendimit për të cilin nisën bisedimet.

Një tjetër shkelje është ajo e moszbatimit të parimeve bazë të së drejtës ndërkombëtare për ndarjen e hapësirave detare mes dy vendeve me qëllim arritjen e një rezultati të drejtë e të ndershëm. Sipas gjykatës nuk janë marrë parasysh karakteristikat e bregdetit shqiptar gjë që ka sjellë në disfavor palën shqiptare. Gabime janë bërë edhe në vlerësimin e ishujve ku ato nuk janë marrë parasysh si rrethana të vecanta në përcaktimin e hapësirave detare, shkruhet në vendim.

Marrëveshja me Greqinë u nënshkrua vitin e kaluar dhe ajo u bë objekt i debateve të shumta publike dhe dyshimeve se kishte favorizuar pa të drejtë palën greke. Çështja përfundoi në Gjykatë pas anikimit të partisë socialiste gjë që ndaloi ratifikimin e marrëveshjes nga parlamenti.

XS
SM
MD
LG