Lidhje

Greqia nuk ka plotësuar disa objektiva financiarë


Fondi Monetar Ndërkombëtar thotë se Greqia nuk ka plotësuar disa objektiva financiarë që ishte angazhuar t’i realizonte kur iu miratua paketa e dytë para disa muajsh.

FMN-ja tha se Greqia i mbajti disa nga premtimet e lidhura me paketën 159 miliardë dollarëshe të shpëtimit nga FMN-ja vetë dhe fqinjët e saj evropianë.

Qeveria e re e koalicionit po përpiqet të rinegociojë kushtet e paketës së fundit të shpëtimit, në mënyrë që t’i japë vetes edhe dy vjet të tjerë kohë, deri në vitin 2016, që të mund të arrijë një sufiçit në buxhet.

Por FMN-ja tha se është herët për të diskutuar rishikimin e kushteve të paketës.
XS
SM
MD
LG