Lidhje

Gjermani: Greqia duhet të presë pas paketës së re të ndihmave


Deputetët grekë miratuan një ligj të debatueshëm me shumicë të vogël për të siguruar paketën tjetër të ndihmave

Gjermania, ekonomia udhëheqëse e bllokut që përdor monedhën euro, thotë se Greqia nuk duhet të presë veprime të menjëherëshme nga paketa e re e ndihmave, ndonëse ajo ka miratuar një plan të ri masash shtrënguese.

Ministri gjerman i financave tha sot se ai nuk pret që në takimin e së hënës mes ministrave të finacave të eurozonës të jepet menjëherë një ndihmë tjetër prej 40 milion dollarësh për qeverinë e Athinës, për të cilën udhëheqësit grekë shpresojnë mbas shkurtimeve të shpenzime prej 17 miliardë dollarësh.

Ndërkohë, deputetët grek miratuan një ligj të debatueshëm me një shumicë të vogël sot për të siguruar paketën tjetër të ndihmave dhe do të ndihmojë Greqinë të mënjanojë falimentimin.

Ligji, që përfshin shkurtimin e pensioneve dhe pagave, erdhi disa orë pasi mijëra vetë që protestuan kundër masave shtrënguese në Athinë u përleshën me policinë që përdori granada dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit para ndërtesës së parlamentit. Brenda në parlament, kryeministri grek Antonis Samaras u tha deputetëve se qeveria e koalicionit ende përballet me masa të mëtejshme shtrënguese.

"Të nderuar kolegë, gjërat që kanë ndodhur në Greqi nuk kanë precedent dhe na kanë çuar në prag të falimentimit. Sot ne po ndryshojnë gjithçka menjëherë. Nëse disa njerëzve u pëlqen apo jo, ky është një revolucion i vërtetë. Ne po heqim favoret, po hapim përparimin. Po shkurtojmë shpenzimet e mëdha të panevojshme dhe po ndikim shmangësit e taksave "

Kreditorët kanë kërkuar që deputetët grek të miratojnë shkurtimin e buxhetit për dy vjetët e ardhshëm, si parakusht për marrjen e fondeve.

Samaras thotë se pa këto fonde Greqia do të mbetet me arkat bosh më 16 nëntor.

Drejtuesi i partisë Syriza të opozitës i hodhi poshtë parashikimet e errëta financiare të kryeministrit.

"Ne nuk jemi duke bërë thirrje për zgjedhje sepse ju gënjyet popullin grek, kjo është një dukuri e zakonshme në demokracinë greke. Ne jemi duke kërkuar zgjedhje, pasi mendojmë se, në qoftë se kjo qeveri vazhdon, ky vend është në rrezik. Ne jemi të shqetësuar në lidhje me pushtetin . Jemi të shqetësuar në lidhje me shpëtimin e vendit nga një katastrofë "

Para se të largohej nga parlamenti, kryeministri Samaras u tha gazetarëve se vota ishte e nevojshme për të ndihmuar të ardhmen e fëmijëve dhe për ditë më të mira për të gjithë grekët.

Kreditorët ndërkombëtar pritet të votojnë për paketën greke të shpërtimit prej 40 miliardë dollarë të djelën.

XS
SM
MD
LG