Lidhje

Greqia, ndëshkim për presidentin e klubit të futbollit


Presidenti i klubit, Ivan Savidhis, një ndër njerëzit më të pasur të Greqisë, hyri në fushë gjatë një ndërprerje të ndeshjes që po zhvillohej dje në mbrëmje në Selanik. Gjyqtari sapo kishte anulluar një gol të skuadrës së PAOK-ut, të shënuar në minutën e 89-të. Deri në atë moment rezultati mes dy skuadrave ishte 0 me 0.

Zoti Savidhis hyrë në fushë i shoqëruar nga rojet e tij personale dhe kishte një pistoletë në brez, të cilën nuk e përdori në përplasjen që pasoi.

Sipas televizionit shtetëror grek, dy orë më vonë, gjyqtari e shpalli të vlefshëm golin e skuadrës së PAOK-ut.

Ivan Savidhis, ka lindur në një familje greke në Gjeorgji dhe ka qenë edhe anëtar i parlamentit rus. Ai ka në pronësi biznese në portin tregtar të Selanikut, në tregtinë e duhanit si dhe kompani mediatike.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG