Lidhje

Greqi: Kryeministri Tsipras i dorëzon pushtetin pasuesit të tij, Mitsotakis


Kryeministri grek largim Alexis Tsipras i dorëzoi hënën pushtetin pasuesit tij, Kyriakos Mitsotakis, i cili fitoi me shumicë dërrmuese zgjedhjet e parakohshme falë premtimit për rritur investimet, ulur taksat dhe për krijuar vende reja pune.

Fitorja e zotit Mitsotakis duket se i ka bazat tek lodhja vitet e fundit nga politikat shtrënguese Bashkimit Evropian, kombinuara me papunësinë e lartë.

Kyriakos Mitsotakis, i cili ka ngjarë përballet me një betejë vështirë për shkak premtimeve tij, u betua si kryeministri i ri i vendit ditën e hënë. Demokracia e Re fitoi rreth 40 për qind votave, duke larguar nga pushteti zotin Tsipras partisë Syriza mori 31.53 për qind votave. Kyriakos Mitsotakis, i diplomuar universitetin e Harvardit dhe djali i ish-kryeministrit Konstantinos Mitsotakis, do ketë një shumicë prej 158 vendesh parlamentin grek prej 300 anëtarësh.

"Grekët e thanë fjalën e tyre. U jam shumë mirënjohës për rezultatin. Fituam 40 për qind votave është diçka e pabesueshme. Kemi përpara një politike fragmentuar dhe ndjej se kam një mandat fortë për zbatuar axhendën time, është një axheendë për rritje ekonomike, për krijuar shumë vende pune, por gjithashtu për t'u siguruar populli grek ndihet i sigurt përsëri".

Zoti Mitsotakis është zotuar se do krijojë vende reja pune përmes investimeve huaja, shkurtimit taksave dhe heqjes pengesave ndaj biznesit. Alexis Tsipras i thirri zgjedhjet tre muaj para afatit pasi partia e tij Syriza pësoi një humbje rëndë zgjedhjet lokale dhe ato për parlamentin Evropian u mbajtën gjatë muajve maj e qershor.

Greqia ka rifilluar rimëkëmbet pas një krize masive financiare shoqëruar me papunësi lar dhe nivel mprehtë varfërisë.

Vendi u detyrua pranonte miliarda dollarë formë pakete shpëtimi nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, vende tjera eurozonës dhe Banka Qendrore Evropiane, shkëmbim të shkurtimeve thella shpenzimeve dhe kryerjen e reformave tjera.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG