Llotaria Amerikane DV-2014 (Viza e Shumëllojshmërisë)
Periudha e aplikimit për Llotarinë Amerikane (Viza e Shumëllojshmërisë - DV) fillon mё datë 2 Tetor 2012, ora 18:00, ora lokale e Shqipërisë dhe pёrfundon nё orën 18:00 të datës 3 Nëntor 2012. Nuk ka asnjë tarifë për t’u regjistruar pёr llotarinë. Tarifa e vizës paguhet ditën e intervistës në Konsullatë vetëm nga ata që do të rezultojnë të përzgjedhur.
Regjistrimi për llotarinë bëhet në faqen e internetit: www.dvlottery.state.gov. Rregullat dhe udhëzimet në gjuhën shqipe gjenden në faqen e internetit të Ambasadës: albanian.tirana.usembassy.gov/dv.html Para aplikimit pёr llotarinё, duhet të kontrollohen kërkesat për kualifikim, si arsimi ose puna e specializuar. Kërkesa për arsim të mesëm të barabartë me arsimin e mesëm në Shtetet e Bashkuara është shumë e prerë dhe profesionet për të cilat përvoja e punës mund të përdoret për t’u kualifikuar, janë të kufizuara. Kualifikimet nuk shqyrtohen para intervistës, kështu që përzgjedhja për llotarinë nuk do të thotë gjithmonë se aplikanti do të kualifikohet për vizë.
Ata që dëshirojnë të aplikojnë duhet të kenë parasysh këto rregulla:

- Aplikanti duhet të regjistrohet vetëm një herë në vit.
- Aplikanti (kryesor) duhet të përfshijë bashkëshortin/en dhe fëmijët nën 21 vjeç në aplikimin fillestar, përfshirë fëmijët e adoptuar, fëmijët e bashkëshortit/es nga martesa të mëparshme (thjeshtërit) dhe fëmijë të cilët mund të mos jetojnë aktualisht me të. Nuk ju kërkohet të përfshini fëmijët të cilët nё momentin e regjistrimit tuaj pёr llotari janë shtetas Amerikanë apo Rezidentë të Përhershëm tё Ligjshëm.
- Për t'u kualifikuar pёr Llotarinё nёpёrmjet arsimit, aplikanti kryesor duhet të ketë kryer shkollën e mesme me kohë të plotë. Edukimi me korrespondencë, pa shkëputje nga puna ose natën, edhe ai 5-vjeçar, nuk ёshtë i mjaftueshëm për kualifikim.
- Nëse në momentin e intervistës në seksionin konsullor rezulton se aplikanti kryesor është regjistruar më shumë se një herë (brenda një viti) ose nuk ka përfshirë një person nën varësinë e tij, aplikanti do të skualifikohet, edhe nëse ai është përzgjedhur për llotarinë dhe/ose ka paguar tarifën e intervistës.
- Pas regjistrimit me sukses pёr llotarinё në ekranin e kompjuterit duhet të shfaqet një numër konfirmimi i aplikimit (Application Confirmation Number).
-
Numri i Konfirmimit duhet ruajtur tё paktёn deri mё 30 Qershor 2014!
Numri i Konfirmimit është e vetmja mënyrё për të parë nëse aplikanti (dhe familja e tij) ёshtё përzgjedhur. Nëse aplikanti përzgjidhet kjo është e vetmja mënyrë për të parë se kur është planifikuar data e tij e intervistës. Asnjë fitues nuk do të njoftohet nëpërmjet postës apo e-mailit.
- Adresat e internetit të faqeve zyrtare të Qeverisë Amerikane mbarojnë me .gov
- Qytetarët duhet të kenë kujdes të mos mashtrohen nga faqe interneti apo e-maile që reklamojnë Llotarinë Amerikane dhe që kërkojnë pagesë për këtë shërbim.
- Seksioni konsullor i SHBA-sё nuk ka asnjë rol në proçesin e përzgjedhjes për Llotarinë Amerikane. Përzgjedhja e aplikantëve nga e gjithë bota bëhet në mënyrë të rastësishme nga një kompjuter në Qendrën Konsullore të Kentucky-t në SHBA.