Lidhje

Greqi, emigrantët duan të kalojnë në Maqedoninë e Veriut


Policia përplaset me emigrantët në Diavata, 6 prill 2019
Policia përplaset me emigrantët në Diavata, 6 prill 2019

Në Greqinë veriore, emigrantë të shumtë vazhdojnë të qëndrojnë në çadra për të tretën ditë, të nxitur nga njoftimet në mediat sociale rreth një lëvizjeje të organizuar për të kaluar kufirin drejt Maqedonisë së Veriut.

Dhjetëra emigrantë po qëndrojnë në një fushë të hapur pranë kampit të Diavatës në kufirin me Maqedoninë e Veriut, megjithë erërat e forta dhe temperaturat e ulta.

Emigrantët thanë se donin të largoheshin nga Greqia për shkak të kushteve të këqia.

Një kolonë emigrantësh u përpoq dje të ecë drejt kufirit por u ndalua nga policia greke. Grupet e vogla të emigrantëve u përplasën me policët, të cilët i kthyen mbrapsht, duke përdorur gaz lotsjellës për t'i shpërndarë.

Dhjetëra mijëra refugjatë dhe emigrantë, kryesisht nga Siria, Iraku dhe Afganistani, kanë mbetur në Greqi që nga viti 2016 kur vendet e Ballkanit mbyllën kufijtë. Rruga ballkanike ishte mënyra kryesore e kalimit të tyre për në Evropën Veriore.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG