Lidhje

Imigrantët në Greqi dhe kriza ekonomike


Komisioni i Kombeve të Bashkuara për Refugjatët ka njoftuar për rritjen e dhunës kundër imigrantëve në Greqi

Komisioni i Kombeve të Bashkuara për Refugjatët ka njoftuar për rritjen e dhunës kundër imigrantëve në Greqi. Partitë e ekstremit të djathtë arritën përqindje të larta në zgjedhjet e e muajit maj me platformën e tyre kundër imigracionit. Hery Ridgwell ka vizituar pjesë të Athinëst cilat kanë qenë skena të përditshme të dhunës kundrë emigrantëve.

Univeristeti ekonomik i Athinës është ndër vendet ku kulmon kriza e imigrantëve në qytet. Imigrantët dhe studentët aleatë të tyre shpesh përleshen me policinë dhe grupet e ekstremit të djathtë.

Një banor i Greqisë i dha Zërit të Amerikës këtë filmim të xhiruar në fillim të muajit maj. Policia e ndaloi Zërin e Amerikës të filmonte - por ne hymë brenda në universitet. Është e paligjshme për forcat e sigurisë që të hynë në universitete. Ndaj imigrantët kërkojnë strehë këtu - dhe janë të mirëpritur nga studentët.

Udhëheqësi i studentëve, Janis thotë se imigrantët po kthehen në kurban.

“Edhe prindërit tanë ishin imigrantë. Ata që imigriojnë këtu nuk e zgjedhin vetë këtë mënyrë. Ata vijnë nga vende e rajone ku ka luftë, ku ka regjime ushtarake, dhe kanë ardhur këtu për një të ardhme më të mirë për vete e familjet e tyre”.

Komisioni për Refugjatët pranë Kombeve të Bashkuara ka shprehur shqetësim për rritjen e dhunës kundër imigrantëve.

Giorgos Tsarbopoulos, drejton UNHCR-në për Greqinë.

“Ne shënojmë incidente të përditëshme me grupet që mendohet se janë qytetarë të zemëruar, por janë edhe grupe të ekstremit të djathë, që nxisin dhe gjurmojnë emigrantë vetëm nga ngjyra e lëkurës apo kombësia. Kjo është krejtësisht e papranueshme”.

Shumë grekë fajësojnë imigrantët për rritjen e përqindjes së krimeve dhe për krizën ekonomike.

Një tjetër banor vendas i dha Zërit të Amerikës filmimin që po shohim; sipas tij ky filmim tregon imigrantët që sulmojnë njerëzit pranë universitetit.

Partia Agimi i Artë e ekstremit të djathtë mori 17% në zgjedhjet e majit. Në programin e kësaj partie është edhe minimi i kufirit me Turqinë për të ndaluar hyrjen e imigrantëve në Greqi. Asnjë imigrant nuk ka pranuar të flasë për kamerën. Disa imigrantë i thanë Zërit të Amerikës se kundërshtimi i qeverisë greke për t’u dhënë atyre lejen e punës - dhe regullat e BE-së që u ndalojnë udhëtimin nëpër Europë- e bëjnë të pamundur që ata të sigurojnë jetesën.

Studenti aktivist Jani thotë:

“Këta njerëz duhet të shkojnë kudo që duan e të gjejnë punë ku të munden...! “

Trazirat politike në Greqi tregojnë se e ardhmja mbetet më e paqartë se kurrë për dhjetra mijëra imigrantët që po përjetojnë valën më të madhe të krizës ekonomike europiane.
XS
SM
MD
LG