Lidhje

Greqi: Punonjësit e transportit hidhen në grevë


Punonjësit grekë të transportit filluan sot një grevë që sindikatat thonë do të jetë e para në një valë protestash kundër masave shtrënguese financiare që do të vendosë qeveria e Athinës.

Shërbimet e metrosë dhe transporti hekurudhor në Athinë u ndërprenë ndërsa makinistët protestonin reformat që huadhënësit po i kërkojnë Greqisë në këmbim të një pakete tjetër shpëtimi.

Sindikatat po planifikojnë një grevë të përgjithshme për të martën dhe të mërkurën ndërsa parlamenti do të debatojë shkurtimet e shpenzimeve, ndihmave sociale dhe pensioneve, që kapin shifrën 17 miliardë dollarë.

Greqia është në vitin e pestë të recesionit dhe mbi një e katërta e punonjësve janë të papunë.
XS
SM
MD
LG