Lidhje

Greqia, e interesuar të përmirësojë rrugët që e lidhin me Shqipërinë


Greqia, e interesuar të përmirësojë rrugët që e lidhin me Shqipërinë
Greqia, e interesuar të përmirësojë rrugët që e lidhin me Shqipërinë

Greqia po shfaq interes të përmirësojë dy segmente të rëndësishme rrugore që lidhin qytetet greke fqinje me Shqipërinë. Dhoma Teknike e Greqisë, një ent publik grek që merret me politikat e zhvillimit, ka paraqitur së fundi iniciativat për të kryer përmirësime në dy segmente të rëndësishme rrugore atë që lidh Janinën me pikën kufitare të Kakavijës dhe atë që lidh bregdetin jon të Gumenicës me pikën e Qafëbotës.


Në anën shqiptare, infrastruktura që lidh Pikën e Qafëbotës me Sarandën është në përfundim e sipër, ndërsa tashmë superstrada Gjirokastër-Kakavijë-Tepelenë është në punime e sipër dhe pritet të lidhet me Fierin.

Dhoma Teknike e Greqisë ka nisur negociatat me Ministrinë greke të Infrastukturës për të siguruar financime për projektet. Sipas Dhomës Teknike synohet që projektet të përfshijnë lidhje me autostradat e mëdha të vendit për t'u dhënë këtyre rrugëve rëndësinë ndërkombëtare dhe duke synuar mundësitë e financimeve nga Programet e Bashkimit Europian.

Sipas Dhomës Teknike të Greqisë iniciativat synojnë të lidhin këto segmente me superstradën që lidh Gumenicën me Selanikun dhe Janinën me Athinën, duke i dhënë kështu sidomos një shtytje lëvizjes së fluksit turistik dhe këmbimeve më të lehtësuara me Shqipërinë fqinje.

Liberalizmi i vizave për qytetarët shqiptarë ka sjellë një dinamikë të re në Pikat e Kalimit kufitar më Greqinë dhe ka nxitur veçanërisht rritjen e shëkëmbimeve tregëtare në të dy anët e kufirit. Të dhënat zyrtare shqiptare thonë se vetëm gjatë muajit janar të këtij viti në Pikën Kufitare të Kakavijës lëvizën drejt Greqisë me pasaporta biometrike mbi 38 mijë qytetarë nga Shqipëria.

XS
SM
MD
LG