Lidhje

Qeveria greke rishikon paketën e shpëtimit


Qeveria e re e koalicionit në Greqi po shqyrton ndryshimet e propozuara për masat shtrënguese që u vendosën sipas marrëveshjes së ndihmës ndërkombëtare.

Qeveria greke publikoi sot një deklaratë ku thuhet se po përpiqet të shfuqizojë disa taksa, të ndalë shkurtimet e forcës punëtore në sektorin publik dhe zgjatjen e zbatimit të reformave me të paktën dy vjetë.

Qeveria njoftoi planet dy ditë pasi autoritetet greke u takuan me inspektorët ndërkombëtar të borxhit dhe zyrtarët evropianë.

Inspektorët do të jenë në Athinë të hënën për të pare përparimin e Greqisë në zbatimin e masave shtrënguese, pjesë e marrëveshjes me huadhënësit ndërkombëtarë.

Në deklaratën e politikës së saj, qeveria thotë se kërkon të përmbushë objektivat e saj financiarë pa bërë shkurtime shtesë të pagave dhe pensioneve. Qeveria thotë gjithashtu se nuk do të vendosë taksa të reja.

Greqia ka qënë nën presionin ndërkombëtar për të zbatuar kushtet e marrëveshjes së ndihmës që u arrit pasi borxhi i vendit arriti nivelin e krizës në vitin 2009. Kriza solli një reaksion zinxhir në mbarë Evropën.
XS
SM
MD
LG