Në Shqipëri ish të burgosurit politikë të cilët janë prej tre javësh në grevë urie vendosën të heqin dorë nga vendimi ekstrem për të mos konsumuar ujë. Situata megjithatë mbetet e rëndë dhe disa prej grevistëve janë në gjendje të rënduar shëndetësore por kanë refuzuar të dërgohen në spital.
Ish të përndjekurit kanë preferuar të marrin mjekim vetëm në mjediset e grevës. Ndërsa prej disa ditësh, forca të shumta të policisë mbajnë të rrethuar zonën ku zhvillohet protesta. Një gardh i uniformave blu nuk lejon askënd të takojë grevistët, as familjarët e tyre. Një grup qytetarësh nga Vlora qëndruan pranë vendit të grevës në shenjë solidariteti.
Dje një përfaqësi ish të përndjekurish u pritën nga presidenti Bujar Nishani, me ndërhyrjen e ambasadorit të Bashkimit europian Ettore Sequi dhe atij amerikan Alexandër Arvizu. Ky veprim I kreut të shtetit u pa prej grevistëve si një mundësi dialogu me autoritetet. Por sot ata u shprehën të zhgënjyer pas veprimeve të mbrëmshme të policisë.
Në mjediset e grevës tani kanë mbetur vetëm 11 ish të dënuar, të cilët këmbëngulin se janë gati të flijohen nëse nuk kërkesat e tyre nuk plotësohen. Qeveria ka deklaruar se protesta e tyre është politike dhe se të gjithë kanë marrë shpërblimet sipas ligjit