Lidhje

Grusht shteti në Tajlandë: Pezullohet kushtetuta


Drejtuesit e grushtit të shtetit në Tajlandë pezulluan kushtetutën dhe urdhëruan kryeministrin në detyrë dhe kabinetin e tij të raportojnë tek ushtria.

Gjenerali Prayuth Chan-Ocha e njoftoi grushtin e shtetit në një deklaratë në televizion sot, dy ditë pas shpalljes së ligjit të luftës. Ai tha se lëvizja synon të vendosë ligjin dhe të çojë përpara reformën politike. Ushtria ka vendosur gjithashtu ndalim-qarkullimin nga ora 22 deri në orën 5 të mëgjesit.

Deklarata pason ditën e dytë të bisedimeve mbi krizën mes partive politike rivale. Dëshmitarët thane se pjesëmarrësit në bisedime u larguan nga ushtarët pasi nuk u arrit dot një kompromis mes opozitës dhe përkrahësve të ish kryeministrit Thaksin Shinawatra.

Gati 30 persona kanë vdekur gjatë protestave anti-qeveritare gjashtë mujore.
XS
SM
MD
LG