Lidhje

Dy të burgosur në Guantanamo transferohen në Algjeri


Pentagoni: Rrishikimi i çështjes së tyre nga 6 agjenci qeveritare mori parasysh një numër faktorësh, përfshi çështje të sigurisë

Departamenti amerikan i Mbrojtjes tha se po transferon dy të ndaluar në burgun e Guantanamos, pas rishikimit të çështjes së tyre.

Në një deklaratë të Pentagonit thuhet se Nabil Said Hadjarab dhe Mutia Sadiq Ahmad Sayyab do t’i dorëzohen qeverisë së Algjerisë. Të dy qytetarët algjerian besohet se jenë anëtarë të al-Kaidës dhe ishin ndaluar në Afganistan në dhjetor të vitit 2011.

Pentagoni tha se rishikimi i çështjes së tyre nga gjashtë agjenci qeveritare mori parasysh një numër faktorësh, përfshi çështje të sigurisë para se miratoi transferimin.

Në deklaratë falenderohet qeveria e Algjerisë për “gadishmërinë në mbrojtjes e përpjekjeve amerikane për të mbyllur qendrën Guantanamo”.

Departamenti i Mbrojtjes thotë se në qendrën Guantanamo ka 164 të ndaluar.

XS
SM
MD
LG