Lidhje

Të paktën 32 të vdekur në një aksident në Guatemalë


Autoritetet në Guatemalë thanë se të paktën 32 veta humbën jetën, kur një kamion goditi një trumë qytetarësh të mërkurën mbrëma.

Cecilio Chacaj, zëdhënës i shërbimit lokal të zjarrfikësve i tha agjencisë së lajmeve Reuters se kamioni goditi një grup njerëzish që ishin mbledhur afër një personi që ishte goditur më parë nga një makinë.

Të paktën 32 veta humbën jetën dhe 9 të tjerë u dërguan në spital në gjendje të rëndë, i tha një radioje lokale ministri i Shëndetësisë, Carlos Soto.

Aksidenti ndodhi në komunën Nahuala, në perëndim të Guatemala Cityt.

"Tash për tash po bashkërendojmë veprimet për të mbështetur të afërmit e viktimave”, shkroi në rrjetin twitter presidenti Jimmy Morales, duke u shprehur ngushëllime familjeve.

Ngjarja shënon një nga aksidentet më të rënda në vitet e fundit. Më 2013 një autobus u rrokullis në greminë duke lënë pas vetes 43 të vdekur dhe një duzinë të plagosurish.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG