Lidhje

Guterres: Gjendja në Gazë po keqësohet


Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres tha të hënën se konsensusi global për krijimin e një shteti palestinez krahas atij të Izraelit "mund të jetë në rënie", ndërsa gjendja humanitare dhe ekonomike në Gazë përkeqësohet, duke e bërë këtë enklavë palestineze "të pajetueshme deri në vitin 2020".

Guterres kritikoi Izraelin për ndërtimin e vendbanimeve dhe zgjerimin në Bregun Perëndimor të pushtuar, përfshirë Jeruzalemin Lindor, duke thënë se këto janë të paligjshme në bazë të rezolutave të OKB-së dhe të drejtës ndërkombëtare.

Sekretari i Përgjithshëm përsëriti qëndrimin e tij se, si Izraeli ashtu edhe një shtet palestinez mund ta pretendojnë Jeruzalemin si kryeqytetin e tyre, por nuk komentoi rreth synimit të njoftuar të Presidentit të SHBA Donald Trump për të lëvizur ambasadën amerikane në Izrael nga Tel Avivi në Jeruzalem deri në fund të vitit 2019.

Guterres tha se jeta në Gazë po bëhet e padurueshme.

"Gaza mbetet në gjendje të vështirë për shkak të mbylljeve paralizuese të kufirit dhe të gjendjes së vazhdueshme emergjente humanitare", tha ai. "Dy milionë palestinezë luftojnë çdo ditë me infrastrukturën e shkatërruar".

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG