Lidhje

Hagë, incident me thikë, disa të plagosur


Disa njerëz janë plagosur në një incident me thikë në qytetin holandez të Hagës, tha policia e qytetit të premten në mbrëmje. Policia nuk dha ndonjë motiv për incidentin.

"Ngjarje me thikë me shumë të plagosur në Rrugën GroteMarktstraat të Hagës. Shërbimet e urgjencës janë në vendin e ngjarjes,” njoftoi policia në Twitter.

Të paktën tre persona janë qëlluar me thikë në një dyqan të kësaj rruge me shumë njerëz, tha policia holandeze.

Policia është në kërkim të një personi mashkull të moshës midis 45 dhe 50 vjeç, për të cilin ata besojnë se mund të jetë pas sulmit.

Imazhet në mediat sociale tregonin shërbimet e emergjencës në vendngjarje mes turmave të blerësve të asaj që quhet e Premtja e Zezë.

Gjendja e të plagosurve dhe motivi i sulmit mbeten të paqarta.

Incidenti ndodhi në dyqanin Bay Hudson Bay në Grote Markt të qytetit ose në zonën kryesore të tregut.

Videoja e postuar në mediat sociale tregonte dhjetëra blerës që vraponin në rrugën plot me blerës.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG