Ndërhyrja ushtarake e Rusisë në Ukrainë "tronditi mitin", se fundi i luftës së ftohtë nënkuptonte edhe përfundimin e pasigurive në Evropë.
Kështu u shpreh sot Sekretari amerikan i Mbrojtjes Chuck Hagel. Mes shqetësiomeve në Evropë për një agresion më të madh të Rusisë, sekretari Hagel tha se aleanca e NATO-s, duhet të jetë e gatshme të rishikojë parimet bazë mbi të cilat janë ndërtuar marrëdhëniet e saj me Rusinë. Zoti Hagel nuk dha hollësi të mëtejshme.
Dje, numri dy i aleancës së NATO-s, Alexander Vershbow, tha se Rusia e ka detyruar aleancën ta shohë Moskën si një palë kundërshtare. Sekretari Hagel përsëriti sot thirrjen tashmë të njohur të Washingtonit për vendet anëtare të Natos që ato të shtojnë shpezimet për mbrojtjen.