Lidhje

Kolera shkakton mbi 250 të vdekur në Haiti


Kolera shkakton mbi 250 të vdekur në Haiti
Kolera shkakton mbi 250 të vdekur në Haiti

Epidemia e kolerës që ka shpërthyer në Haiti ka arritur deri në kryeqytetin Port-au-Prince.

Zyrtarët e shëndetësisë thonë se numri i të vdekurve nga kolera ka arritur në 253 vetë dhe se mbi 3 mijë persona të tjerë janë të sëmurë, shumica në rajonin Artibonite, në Haitin qendror.

Burimi i infeksionit mendohet se është një lumë i ndotur. Zyrtarët druhen se shpërthimi i sëmundjes në kryeqytet mund të jetë shkatërrimtar për qindra mijëra njerëz të mbetur pa shtëpi nga tërmeti i janarit, të cilët jetojnë në kushte të rënda sanitare.

Agjencitë ndërkombëtare të ndihmave kanë filluar shpërndarjen e tabletave për pastrimin e ujit, komplete higjene dhe pajisje të tjera mjekësore në zonat e prekura, në përpjekje për të mos lejuar përhapjen e mëtejshme të sëmundjes.

XS
SM
MD
LG