Lidhje

Në burg një grup hakerësh britanikë


Ata akuzohen se kanë shkaktuar miliona dollarë dëme në rrjetet kompjuterike të Sony-it, CIA-s dhe agjencive të tjera

Një grup hakerësh britanikë, djem rreth moshës 20 vjeçare, ndodhen në burg nën akuzat se kanë shkaktuar miliona dollarë dëme në rrjetet kompjuterike të Sony-it, CIA-s dhe agjencive të tjera.

Një 18-vjeçar, që i përkiste këtij grupi prej 4 vetësh, u lirua, pasi gjykatësi e pezulloi dënimin e tij prej 20 muajsh.

Policia tha se katër të rinjtë, anëtarë të grupit të hakerëve të njohur si “Lulz-Sec”, vunë në rrezik informacionet personale të mijëra përdoruesve të internetit, gjatë një sulmi të rrezikshëm kibernetik në vitin 2011. Tre nga djemtë, morën dënime, që shkonin nga 2 vjet deri në 32 muaj burgim.
XS
SM
MD
LG