Lidhje

Amb. Haley: Irani zhvillon aktivitete destabilizuese


Ambasadorja amerikane në OKB Nikki Haley e shfrytëzoi një konferencë shtypi që dha sot “për të theksuar aktivitetet e vazhdueshme destabilizuese të Iranit në Lindjen e Mesme” dhe gjetkë nëpër botë.

Haley foli për një raport të OKB-së mbi zbatimin e marrëveshjes bërthamore të arritur mes Iranit, SHBA, Britanisë, Kinës, Francës, Rusisë dhe Gjermanisë, e cila i kërkon Iranit të mos kryejë aktivitet me raketa balistike, me kapacitetin për të mbajtur mbushje bërthamore.

Presidenti Donald Trump e ka kundërshtuar marrëveshjen bërthamore, të cilën paraardhësi i tij Barack Obama e mbështeti, si mënyrën më të mirë për t’u siguruar që Irani të mos zhvillojë armë bërthamore.

Të dyja administratat amerikane i kanë kundërshtuar provat e Iranit me raketa balistike. Irani thotë se nuk përpiqet të ndërtojë armë bërthamore dhe se gëzon të drejtën për të punuar për ndërtimin e raketave për të fuqizuar mbrojtjen e vendit.

Në një raport për Këshillin e Sigurimit të OKB-së, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres, i bën thirrje SHBA “t’i mbajë premtimet bazuar në marrëveshjen bërthamore dhe të shqyrtojë implikimet në rajon, para se të ndërmarrë hapa të mëtejshëm.” Ai gjithashtu bëri thirrje që Irani “t’i trajtojë me kujdes shqetësimet e ngritura nga pjesëmarrës të tjerë në marrëveshje.”

SHBA dhe Arabia Saudite e akuzojnë Iranin për armatosjen e rebelëve Huthi në Jemen, përfshirë raketat që u hodhën në Arabinë Saudite në korrik dhe në nëntor. Irani mohon se u dërgon armë rebelëve Huthi.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Guterres, thotë në raportin e tij se OKB po zhvillon hetime lidhur me akuzat e ngritura për Iranin.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG