Lidhje

Hidhet poshtë dënimi për ish shoferin e Bin Ladenit


Vendimi ndaj Ahmed Hamdanit u mor nga një gjykatë federale amerikane Apeli

Një gjykatë federale amerikane e Apelit ka hedhur poshtë dënimin për terrorizëm të Salim Ahmed Hamdanit, një ish shofer i Osama Bin Ladenit.

Në vendimin unanim të sotëm, kolegji prej tre gjyqtarësh tha se mbështetja materiale për terrorizmin nuk cilësohej krim sipas ligjit ndërkombëtar në kohën e dënimit të zotit Hamdan.

Salim Ahmed Hamdan u shpall fajtor nga një gjykatë ushtarake në bazën amerikane Guantanamo Bay në Kubë, dhe u dënua me pesë vjet e gjysmë burgim, në lidhje me sulmet e 11 Shtatorit 2001 kundër Shteteve të Bashkuara.

Ai u transferua në vendlindjen e tij, Jemen, në fund të vitit 2008, pasi kreu kohën e caktuar në Guantanao. Autoritetet jemenase e liruan atë nga burgu në janar të vitit 2009.
XS
SM
MD
LG