Lidhje

Hapet pavioni i artit islamik në muzeun e Luvrit


Presidenti francez Francois Hollande tha sot se islami është një fe “më tolerante” se sa ekstremistët që flasin në emër të saj.

Zoti Hollande i bëri këto komnete gjatë një ceremonie për hapjen e pavionit të artit islamik në muzeun e Luvrit në Paris.

Zoti Hollande tha se dhuna dhe urrejtja përfaqësojnë antitezën e vlerave të Islamit. Ai tha se vetë parimet e fesë islamike janë arma më e mirë kundër ekstremizmit. Presidenti francez kishte në plan të merrte pjesë në inauguimin e pavionit të Luvrit para protestave të dhunshme kundër videos anti-myslimane.

Në Paris, prokurorët kanë filluar hetimin ndaj një proteste të shtunën jashtë ambasadës amerikane, ku morrën pjesë mbi 100 vetë.
XS
SM
MD
LG