Lidhje

Harpa hebraike, një instrumet me versione të përhapura anembanë botës


Harpa hebraike, një instrumet me versione të përhapura anembanë botës
Harpa hebraike, një instrumet me versione të përhapura anembanë botës

Harpa hebraike është një instrumet i cili gjen versione të tij të përhapura anembanë botës. Në fakt instrumenti nuk ka të bëjë fare me hebrenjtë. Ai ka një tingull të veçantë dhe mjaft adhurues. Në shtetin Oregon, çdo vit organizohet një festival për këtë instrument, dhe muzikantët mblidhen për të interpretuar në harpën hebarike.

Tingulli që po dëgjoni është nga një instrument i vogël i quajtur harpa hebraike.Në përvejtorin e 20 të festivalit të Harpës hebraike të Amerikës së Veriut, në Bay City të Oregonit, ndjehen kudo tingujt muzikorë.

Rreth 50 njerëz janë grumbulluar rreth qendrës së artit, ku nëpër punishtet artistike të saj dëgjojnë çdo gjë që nga meloditë folklorike të Siberisë e deri tek tingujt e Broduejit. Por nëse nuk keni dëgjuar asnjëherë për harpën hebraike, nuk jeni i vetmi. Deirdre Morgan është etnomuzikologe dhe drejtoreshë ekzekutive e shoqërisë së Harpave Hebraike. Por ajo nuk e dinte se ç’ishte ky instrument kur e pa për herë të parë.

“Mendova se mos ishte ndonjë pajisje biçiklete ose kaçavidë, pra diçka e tillë. Por kur zbulova se ishte instrument muzikor, atëherë kuptova që ishte pikërisht ky instrumenti, tingullin e të cilit e kisha dëgjuar si kolonë zanore në filmat e vjetër. Nuk e dija si quhej dhe kërkova në “Google” për të mësuar emrin e tij”.

Zonja Morgan tani është specialiste për këtë instrument. Ajo po mbron temën e Masterit me një studim të sajin për harpën hebraike të Azisë. Ajo shpjegon se si funksionon një instrument i tillë:

“Është shumë e thjeshtë. Është një gjuhëz e vogël në mes e cila nuk është e tendosur dhe që lëviz. Ajo jep tingullin bazë. Përmes saj krijohet melodia. Harpa hebraika ka tingullin bazë që prodhohet nga gjuhëza metalike. Ky tingull është si tingull gajdeje. Por mënyra se si interpretohet me të jep tingujt e tjerë”.

Meqënëse harpa hebraike është kaq e thjeshtë, shfaqen versione të ndryshme të saj në çdo cep të globit. Deirdre Morgan thotë se duke qenë një instrument i vogël, e ka ndihmuar që të jetë shumë i përhapur. Ai daton nga shekulli i 15 e ndoshta edhe më herët.

“Është e lehtë që të futet në xhep. Dhe është tregtuar shumë nga rruga e Mëndafshit në Kinën veriore, në Rusi, Mongoli, Siberi deri në Indi dhe Afganistan, e më pas në Europë. Ishin europianë të cilët e sollën atë në Amerikën e Veriut”.

Thuajse të gjitha versionet e sipërpermendura mund të gjenden në festival. Mes instrumentave të paraqitura ishte dhe versioni filipinas i harpës hebraike i bërë me dru bambuje.

Instrumenti kinez ho ho, i cili ka nga një pllakë të ndryhsme tunxhi për çdo çelës të tij. Si dhe instrumeti nga Bali i cili jep tingullin e tij të veçantë

Pavarësisht formave, përmasave apo materialeve përbërës të ndryshëm, të gjitha këtoi instrumenta i përkasin të njëjtës familje instrumentash. Por duket se jo çdokush pëlqen vetëm tingullin e harpës. Rob Hofman ka 5 vjet që vjen në këtë festival.

“Nuk më pëlqen që të dëgjoj për orë të tëra vetëm harpën hebraike. Më duket tingull i vjetër. Por kur ajo është në orkestër me instrumenta të tjerë, atëherë tingulli i saj merr një tjetër përmasë”.

Për pak ditë gumëzhitëse në muajin gusht, ky instrument i vjetër kthehet përsëri në qendër të vëmendjes në botën moderne.

XS
SM
MD
LG