Shkencëtarët në Qendrën Evropiane për Kërkime Bërthamore, ose CERN, njoftuan dje zbulimin e një grimce nënatomike që ka tiparet e të ashtuquajturës pjesëza Higgs, e njohur edhe si "Grimca e Zotit”. Shkencëtarët në Laboratorin Kombëtar Fermi të Fizikës Bërthamore në periferi të Çikagos thonë se ky është një zhvillim historik.
Rreth 200 shkencëtarë dhe punonjës të tjerë u mblodhën në Fermilab - në orën dy të mëngjesit - për të ndjekur njoftimin e zbulimit nga Gjeneva. Shumë prej tyre si Patricia McBride kanë lidhje të forta me eksperimentin e CERN-it, ku, për të gjetur grimcën u përdor një akselerator mjaft i fuqishëm."
Shumë teknika që u përdorën atje u provuan së pari këtu. Shumë njerëz u trajnuan këtu".
Shkencëtarët kanë shpenzuar qindra miliona dollarë për të krijuar teknologjinë që bën përplasjen e atomeve. Kanë shpenzuar gjithashtu dhjetëra mijëra orë për të analizuar të dhënat. Por tani ata besojnë se kanë gjetur atë që duket të jetë grimca nënatomike njohur si grimca Higgs.
"Është një nga hallkat kryesore që mungonte për të kuptuar se si u krijua gjithësia," thotë shkencëtari Robert Roser. Higgs, thotë ai, është një grimcë që tërheq grimcat e tjera, dhe shpjegon se përse lënda ka masë. Kjo ndihmon të kuptohet se si janë formuar planetet dhe jeta. Por ai është i kujdesshëm në deklaratat e tij duke shtuar se në CERN u gjet një objekt që i ngjan grimcës Higgs por jo vetë kjo grimcë.
"Ky është një ndryshim mjaft i hollë. Gjatë shumë viteve të ardhshme, ata do të hetojnë të gjitha vetitë e kësaj grimce për të parë se si ajo vepron, çfarë shije ka dhe nëse sillet ashtu siç ishte parashikuar”.
Në Fermilab ishte instaluar dikur akseleratori Tevatron, paraardhësi i akseleratorit të CERN-it. Por vitin e kaluar ai u nxorr nga përdorimi. Zoti Roser thotë se të dhënat përfundimtare të prodhuara nga Tevatroni përputheshin me ato që u nxorrën nga laboratori CERN. Të gjitha këto, thotë ai, përbëjnë ndryshime dramatike për shkencëtarët.
"Gjetja e re do të ndryshojë mënyrën se si shkenca e sheh botën, por nuk do të ketë shumë ndikim te publiku në përgjithësi”.
Ndonëse nuk është e qartë se ku do të çojë zbulimi i ri, McBride dhe Roser thonë se teknologjia e shpikur për gjetjen e grimcës ka sjellë tashmë rezultate të prekshme - të tilla si krijimin e magazinave dixhitale të quajtura “cloud” që përdoren për telefonat celularë dhe kompjuterat. Por zoti Roser shton se përfitimet e vërteta ende nuk i kemi parë:
"E kam të vështirë të them sot se çfarë përfitime praktike sjell grimca Higgs. Këtë do ta kuptojmë me kalimin e kohës. Por njerëzimi ka bërë gjithmonë pyetjen "pse" dhe ne jemi një hap më afër përgjigjes".
Hapi tjetër, thotë zoti Roser, është të konfirmohet pa asnjë dyshim shkencor se ajo që ata besojnë se është grimca Higgs është vërtetë kjo grimcë.