Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton është bashkuar me udhëheqësit e Paqësorit në një thirrje për barazi të plotë gjinore, trajtim të barabartë të burrave dhe grave në të gjitha aspektet e jetës sociale, ekonomike dhe politike.
Sekretarja Clinton dhe udhëheqës të tjerë të pranishëm në Forumin 16-anëtarësh të Ishujve të Paqësorit nënshkruan një deklaratë të përbashkët sot në Ishujt Cook, duke vënë në dukje se përparimi i përgjithshëm drejt barazisë gjinore ka qenë i ngadalshëm në rajonin e Paqësorit. Ata u zotuan për të trajtuar këto çështje, përfshirë dhunën kundër grave, mundësitë e kufizuara ekonomike dhe përfaqësimin e grave në parlamentet e vendeve të Paqësorit, për të cilin në deklaratë thuhet se vazhdon të “mbetet më i ulëti në botë”.
Sekretarja Clinton ndodhet në Ishujt Cook si pjesë e fillimit të një turneu në gjashtë vende që përfshijnë vizita në Kinë, Brunei, Timorin Lindor dhe Rusinë. Ndalesa e saj e ardhshme është Indonezia.
Departamenti i Shtetit tha se sekretarja Clinton dhe zyrtarë të lartë në Xhakartë do të diskutojnë për programin e Partneritetit Gjithëpërfshirës SHBA-Indonezi, që bën thirrje për zgjerimin e marrëdhënieve dypalëshe në fushat e ekonomisë, sigurisë dhe teknologjisë.