Lidhje

Aksidenti i Himarës, dy nga të plagosurat në gjendje të rëndë do të kurohen në Austri


Petrit Vasili
Petrit Vasili

Drejt përmirësimit gjendja e studenteve te tjera. Vazhdojne hetimet mbi shkaqet aksidentit

Në Tiranë, ministria e Shëndetësisë njoftoi sot pasdite se dy prej vajzave të plagosura gjatë aksidentit të rëndë në Himara, kur autobusi me të cilin udhëtonin 37 studente përfundoi në greminë, do të dërgohen nesër në Austri për të marrë një trajtim më të specializuar.

Të dy vajzat janë në gjendje të rëndë dhe mjekët janë ende të rezervuar në dhënien e një parashikimi ndonëse pranojnë se kanë shfaqur shenja përmirësimi. Të dyja i janë nënshtruar ndërhyrjeve kirurgjikale por vazjdojnë të jenë në koma. Ndërkohë disa prej 15 studenteve të plagosura që gjenden në spitalin ushtarak në Tiranë kanë dalë sot nga reanimacioni.

Ndërsa në Vlorë 5 nga 10 vajzat që ndodheshin të shtruara atje kanë dalë nga spitali. Vazhdojnë ndërkaq hetimet për shkaqet e aksidentit i cili dy ditë më parë i mori jetën 13 personave, 11 studenteve të Universitetit Aleksandër Moisiu të Elbansanit, të fejuarit të njërës prej vajzave dhe drejtuesit të autobusit.

Në mbledhjen e sotme të qeverisë, kabineti i kryeministrit Sali Berisha mbajti një minutë heshtje për viktimat e aksidentit, ndër më të rëndët të ndodhur në Shqipëri.
XS
SM
MD
LG