Krimea ndodhet në rajonin e Detit të Zi dhe ka një histori të komplikuar. Eshtë një gadishull në brigjet veriore të Detit të Zi dhe ajo është republikë autonome, rusisht-folëse e Ukrainës.
Rusët përbëjnë 58 për qind të popullsisë së Krimesë, ndërsa ukrainasit përbëjnë 24 për qind. Tatarët, të cilët filluan të kthehen në gadishull nga mërgimi, pas rënies së Bashkimit Sovjetik, përbëjnë 12 për qind të popullsisë së Krimesë.
Në historinë e saj të hershme, Krimea ishte pjesë e disa perandorive të mëdha. Në shekullin e 13-të, ajo u pushtua nga tatarët - një popullsi myslimane turqisht-folëse, që ishin pjesë e Perandorisë Mongole.
Krimea u pushtua nga perandoresha ruse Katerina e Madhe në vitin 1783. Lufta e Krimesë e viteve 1853-56 vuri përballë Rusinë kundër Britanisë së Madhe dhe Francës. Forcat aleate morën kontrollin e qytetit
Sevastopol, ku ndodhej Flota e Carit në Detin e Zi, pas një rrethimi të gjatë. Nga fundi i luftës, Krimea u shndërrua në gërmadhë.
Gadishulli ka qenë skenë e luftimeve të ashpra gjatë revolucionit rus të vitit 1917 dhe gjatë Luftës së Dytë Botërore. Gjatë kësaj periudhe, Krimea ishte pjesë e Republikës Federative Socialiste Sovjetike të Rusisë.
Në vitin 1944, diktatori sovjetik Josif Stalin e deportoi të gjithë popullsinë tatare të Krimesë në Azinë Qendrore dhe në pjesë të tjera të Bashkimit Sovjetik, nën akuzat për bashkëpunim me nazistët.
Në vitin 1954, Bashkimi Sovjetik, në atë kohë nën udhëheqjen e Nikita Hrushovit, e transferoi Krimenë nga Republika Federative Socialiste e Rusisë, si pjesë të Republikës Socialiste Sovjetike të Ukrainës.
Pas rënies së Bashkimit Sovjetik në vitin 1991, Krimea u bë pjesë e Ukrainës së pavarur dhe Moska me Kievin ranë dakord ta ndajnë bashkarisht Flotën e Detit të Zi të ish-Bashkimit Sovjetik.
Një një anketë të kohëve të fundit të rusëve nga Qendra Shtetërore për Studimin e Opinionit Publik “All-Russia”, 56 për qind e të anketuarve e konssiderojnë Krimenë si pjesë të Rusisë.