Lidhje

Holder, kërkohet vendosmëri për parandalimin e dhunës


Prokurori i Përgjithshëm amerikan, Eric Holder, bëri thirrje për një diskutim të ri kombëtar rreth “çështjeve të ndërlikuara dhe plotë emocione” që rrethojnë vrasjen me armë zjarri të një adoleshenti zezak të paarmatosur vitin e kaluar.

Zoti Holder foli të hënën në Uashington, dy ditë pasi një juri në Florida e shpalli të pafajshëm rojtarin vullnetar të një lagjeje, George Zimmerman, kundër të cilit u ngritën akuza për vrasjen zezakut Trayvon Martin.
Mijëra protestues në disa qytete të Shteteve të Bashkuara protestuan kundër këtij vendimi.

Zoti Holder tha se Amerika nuk duhet të lejojë humbjen e asnjë momenti për zhvillimin e një “dialogu të nevojshëm dhe të vështirë” në lidhje me stereotipet që kanë të bëjnë me identitetin racor dhe të rinjtë.

Zoti Holder kryeson Departamentin Amerikan të Drejtësisë, i cili, sipas tij, është duke shqyrtuar nëse mund të ngrihen akuza federale kundër George Zimmermanit. Departamenit i Drejtësisë duhet të përcaktojë nëse hispaniku George Zimmerman ishte i motivuar nga armiqësia racore, edhe pse raca u përmend shumë pak në gjyqin e zhvilluar në Florida. Prokurori Eric Holder nuk dha hollësi lidhur me kohën kur mund të merret një vendim për ngritjen ose jo të akuzave federale kundër zotit Zimmerman.
XS
SM
MD
LG