Lidhje

Hollivud: Në nder të kandidaturave për Oskar


Në prag të ceremonisë së ndarjes së çmimeve Oscar, që zhvillohet në 24 shkurt, presidenti i akademisë së arteve dhe shkencës në Holliwood e cila ndan këto çmime, Hawk Koch përshëndeti disa prej kandidaturave për çmimet e statujës së artë, në një drekë zyrtare që u zhvillua dje në Kaliforni.

Tim Burton është regjisori që kandidon me filmin vizatimor “Frankenweenie”. Ai tha përpara të ftuarve se kandidimi i këtij filmi është vlerësim për punën e të gjithë atyre që kanë punuar për një kohë të gjatë për realizimin e tij.

Sally Field, në rolin e bashkëshortes së Lincolnit në filmin “Lincoln”, është kandidate për rolin më të mirë mbështetës. Ajo tha se ajo nuk ka patur shumë mundësi të mëdha në karrierë për të luajtur një rol kaq kompleks sa roli i zonjës së parë Mary Todd Lincoln.
Ben Aflec, është kandidat si producent i filmit Argo, por jo për çmimin e regjizorit më të mirë, gjë e cila nuk ka kalura pa zhurmë nga kritika e filmit. Megjithatë Ben Aflec tha kishte nderin që kandidonte si producent i filmit “Argo”.

Christoph Waltz është kandidaturë për aktorin më të mirë mbështetës në filmin “Django”.
Jessica Chastain është kandidate për çmimin e aktores më të mirë me rolin e agjentes Maya në filmin “Zero Dark Thirty”. Ajo tha se pjesmarrja në çmimet Oscar ka qenë një ëndërr e hershme e fëmijërisë së saj.

Bradley Cooper, i cili është kandidat për çmimin Oscar për aktorin më të mirë, tha se e ka shijuar çdo moment të xhirimit të filmi “Silver Linings Playbook”. Kjo falë natyrës së tij të hapur dhe të shoqërueshme me njerëzit.
XS
SM
MD
LG