Lidhje

Hollësi të reja rreth vrasjeve në Kolorado


Zyrtarët e rendit thanë se James Holmes i kishte dërguar një pako një psikiatri në universitet, ku paralajmëronte se do të vriste njerëz

Zyrtarët e rendit thanë se James Holmes, i dyshuari për vrasjet në një kinema të Kolorados, i ka dërguar një pako një psikiatri në universitet rreth një javë më pare duke paralajmëruar se do të vriste njerëz.

Zyrtarët thane se pakoja kishte mbërritur në Universitetin e Kolorados por u zbulua pas incidentit të 20 korrikut që la të vrarë 12 persona dhe 58 të plagosur.

Holmes ishte student i doktoraturës për neuroshkencë në universitet para se të ndërpriste studimet. Por motivi pas masakrës vazhdon të mbetet një mister.

Holmes po mbahet në burg para paraqitjes tjetër në gjyq. Ai mund të përballet me dënimin me vdekje në se gjendet fajtor.
XS
SM
MD
LG