Lidhje

Hong Kong, bastisje të policisë në qendrat tregtare


Policia në qendrat tregtare (Hong Kong, 26 dhjetor 2019)
Policia në qendrat tregtare (Hong Kong, 26 dhjetor 2019)

Policia bastisi qendrat tregtare ndërsa protestat e Krishtlindjes kanë hyrë në ditën e tretë në Hong Kong. U arrestuan një numër personash, pasi protestuesit e maskuar kishin kaluar përmes dyqaneve. Disa prej tyre kishin hedhur bojë dhe kishin ndërprerë shërbimin e restoranteve.

Krishtlindjet në Hong Kong janë zakonisht të gjallëruara nga aktiviteti tregtar. Turistët dhe vendasit mbushin dyqanet dhe restorantet në të dyja anët e Gjirit piktoresk Viktoria, për të parë dritat festive.

Por, gjatë kësaj stine të festave, rrugët dhe dyqanet në qendrat tregtare janë të mbushura me tension, pasi policia përdori gazin lotsjellës dhe plumbat e gomës, spërkati protestuesit me materiale djegëse dhe keqtrajtoi dhe arrestoi shumë prej tyre.

Policia zhvilloi edhe kontrolle të befasishme ndaj klientëve, kalimtarëve dhe gazetarëve gjatë këtyre tre netëve.

Mbrëmjen përpara Krishtlindjes, protestuesit bllokuan rrugët, vandalizuan bizneset që perceptohen si pro-qeverisë, si dhe hodhën bomba molotov.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG