Lidhje

Hong Kong, rrethimi policor i Universitetit Politeknik


Një studente e arrestuar ndërsa përpiqej t'i largohej kampusit universitar, 18 nëntor 2019
Një studente e arrestuar ndërsa përpiqej t'i largohej kampusit universitar, 18 nëntor 2019

Presidenti i Universitetit Politeknik të Hong Kongut, tha se është arritur një marrëveshje me policinë. Teng Jin-Guang tha se do t'u lejohet qindra protestuesve të mbetur brenda kampusit universitar që të largohen në paqe.

Zoti Teng tha se policia ofroi garanci se nuk do të përdorej dhuna ndaj protestuesve paqësorë.

Nuk ishte ende e qartë nëse marrëveshja po funksiononte, ndërsa dhjetëra studentë bënë një tjetër përpjekje të dëshpëruar për t'iu larguar universitetit të rrethuar prej dy ditësh nga forcat speciale të policisë.

Valë të tëra studentësh u shfaqën duke u larguar mes tymit të gazit lotsjellës dhe u përpoqën të çanin kordonin policor.

Në pamjet e drejpërdrejta në mediat sociale, policia u shfaq duke ndjekur studentët, një pjesë e mirë e të cilëve ishin të mbuluar me gjak. Nuk u bë e ditur se sa studentë u arrestuan dhe sa arritën të largohen.

Studentët duke u përpjekur t'i largohen policisë
Studentët duke u përpjekur t'i largohen policisë

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG