Lidhje

HRW akuzon kryengritësit në Jemen për rrëmbime e tortura


Organizata për të drejtat e njeriut Human Rights Watch, akuzoi kryengritësit shiit të Jemenit, të njohur si houthi për "shkelje të rënda", përfshirë "pengmarrjen, torturat dhe zhdukjet me forcë" të njerëzve që i mban në burgje.

Human Rights Watch, tha të martën se ka dokumentuar "16 raste në të cilat autoritetet houthi kanë arrestuar njerëz në mënyrë të paligjshme, kryesisht për të detyruar të afërmit që të paguajnë para, ose për t'i shkëmbyer me ata që mbaheshin nga forcat kundërshtare".

Organizata u bëri thirrje kryengritësve që "t'i japin fund marrjes së pengjeve, të lirojnë të ndaluarit në mënyrë arbitrare, t'u japin fund torturës dhe zhdukjeve me forcë dhe të dënojnë ata që janë përgjegjës për shkeljet".

Sarah Leah Whitson nga Human Rights Watch, tha se disa zyrtarë houthi po "shfrytëzojnë fuqinë e tyre për siguruar përfitime përmes arrestimeve, torturave dhe vrasjeve".

Lufta civile e Jemenit, e cila filloi në mars të vitit 2015, vuri përballë houthit e mbështetur nga Irani me një koalicion të udhëhequr nga Sauditët që mbështet qeverinë e njohur ndërkombëtarisht të vendit.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG