Lidhje

I dyshuari për sulmet e Bostonit, para gjyqit në nëntor


I dyshuari për shpërthimet me bombë gjatë maratonës së Bostonit, Dzhokhar Tsarnaev do të dalë në gjyq më 3 nëntor.

Një gjykatë distrikti vendosi datën e gjyqit sot. Prokurorët thonë se do të kërkojnë dënimin me vdekje për Tsarnaevin, i cili ka lindur në Rusi. Ai është vetëdeklaruar jo-fajtor për 30 akuzat federale.

Prokurorët pretendojnë se 20 vjeçari dhe vëllai i tij Tamerlan vendosën bomba duke përdorur tenxhere presioni, pranë vijës së finishit të maratonës së Bostonit prillin e shkuar.

Tamerlan Tsarnaev vdiq gjatë një shkëmbimi zjarri me policinë.
Shpërthimet vranë tre njerëz dhe plagosën më shumë se 250 të tjerë.

Akuzat kundër Dzhokhar Tsarnaev përfshijnë gjithashtu vrasjen e një polici universiteti tre ditë pas shpërthimeve, kur ai dhe vëllai i tij u përpoqën të arratiseshin, pasi u identifikuan si të dyshuar.
XS
SM
MD
LG