Lidhje

Akulli në Arktik shkrin në sipërfaqen më të vogël


Shkencëtarët amerikanë thonë ky është një tregues i rëndësishëm i ndryshimit të shpejtë të klimës

Shkencëtarët amerikanë thonë se akulli në detin Arktik ka shkrirë këtë vit në sipërfaqen më të vogël të regjistruar, një tregues i rëndësishëm i ndryshimit të shpejtë të klimës.

Qendra Kombëtare amerikane për të dhënat e dëborës dhe akullit thotë se shtresa e akullit në Polin e Veriut u tkurr në 3.4 milion kilometra katrorë që nga 16 shtator, niveli më i ulët që kur filloi monitorimi satelitor në vitin 1979. Rekordi i mëparshëm ishte 4.2 milion kilometra katrorë në vitin 2007.

Drejtori i qendrës Mark Serreze lëshoi një deklaratë ku thuhet se shumë pak shkencëtarë ishin të përgatitur sesa shpejt ndryshimi i klimës do të ndikonte në Arktik. "Ne jemi tani në një territor të panjohur," tha ai.

Arktiku është përdorur nga shkencëtarët si një matës i efektit të përgjithshëm të ndryshimeve klimatike.Rajoni ishte mbuluar dikur nga akulli gjatë tërë vitit, por shkencëtarët thonë se një pjesë e madhe e akullit shkrin tani gjatë muajve të ngrohtë.

Shkencëtarët kanë parashikuar se Arktik do të jetë pa akull deri në vitin 2050, por shtojnë se tendencat aktuale tregojnë se akulli po shkrin më shpejt sesa kishin parashikuar modelet e tyre kompjuterike.
XS
SM
MD
LG