Lidhje

Avokati i Popullit komenton krizën e azilantëve


Avokati i Popullit, Igli Totozani, deklaroi sot se institucionet shtetërore nënvlerësuan prej më shumë se dy vjetësh dhe nuk morën asnjëherë në shqyrtim raportimet e tij për rritjen e shpejtë të emigrimit dhe kërkesave për azil të shqiptarëve në vendet e zonës Shengen.

Avokati i popullit per azilkerkuesit
please wait

No media source currently available

0:00 0:04:48 0:00

Zoti Igli Totozani, thotë se Avokati i Popullit e ka paralajmëruar prej kohësh dramën e tanishme të azilantëve dhe emigrantëve shqiptarë, të cilët po shtoheshin nga viti në vit me ritme galopante.

Vitin e parë pas heqjes së regjimit të vizave (2010) kërkuan azil në vendet e BE 1 mijë e 800 shqiptarë, në vitin 2011 pati 3 kërkesa, ndërsa në vitin 2012 u shënuan 7 mië e 500 kërkesa për azil, ose një rritje prej 144 për qind.

Ndërsa aktualisht aq kërkesa sa bëheshin për një vit tani bëhen për një muaj.

Kërkesat për azil u shtuan me shpejtësi, ndonëse ato u refuzuan nga vendet europiane në mbi 95 për qind të rasteve.

Nëse paralajmërimet e Avokatit të Popullit do të ishin analizuar me kujdes, me masat e marra gjendja do të ishte më e zbutur, tha ai.

Zoti Totozani thotë se shqiptarët që tani po kërkojnë azil u përkasin shtresave më të varfëra dhe më të pambrojtura të shoqërisë.

Në shumicën e tyre ata janë të papunë e të pasiguruar, një pjesë janë persona me aftësi të kufizuar, një pjesë janë viktima të dhunës në familje, gra e fëmijë, një pjesë janë viktima të gjakmarrjes, një pjesë nga komuniteti rom e egjiptian, një pjesë nga komuniteti LGBT; pra të gjithë janë banorë të pambrojtur nga shteti i tyre dhe në kufijtë e mbijetesës.

Avokati i popullit ka rekomanduar marrjen e masave shumëplanëshe nga një seri institucionesh, që të garantojnë kujdesin ndaj këtyre azilantëve që kthehen të refuzuar nga vendet e BE-së, në mënyrë që t'u sigurohen kushte minimale jetese në atdheun e tyre.

Përndryshe riatdhesimi nuk do të japë rezultat dhe ata përsëri do të jenë të gatshëm të emigrojnë diku tjetër.

Sipas studimeve të ndryshme, mbi 30 për qind të rinjve shqiptarë dhe afro 40 për qind e komunitetit rom ka pohuar në anketime se janë gati të largohen nga Shqipëria prej varfërisë dhe mungesës së të një ardhme të sigurtë.

Ata janë të gatshëm të emigrojnë në cdo kohë sapo t'u jepet rasti t'i bashkohen pjesës tjetër të shqiptarëve, që kanë emigruar më parë dhe që përbajnë më shumë se 1/3 e popullit shqiptar.

XS
SM
MD
LG