Lidhje

Tiranë: KLD diskuton për vettingun dhe dhunën në familje


Këshilli i Lartë i Drejtësisë vendosi sot të nisë një inspektim të detajuar në gjithë gjykatat e vendit me një larmi temash dhe problemesh, në mes të të cilave do të jetë zbatimi i vendimeve gjyqësore për dhunë në familje.

Shqipëri: KLD diskuton vettingun, dhunën në familje
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:03 0:00

KLD zhvilloi sot një mbledhje me Presidentin e ri të Republikës, Ilir Meta, i cili propozoi publikisht një seri masash kundër dhunës në familje, menjëherë sapo gjyqtarja e ndjerë Fildes Hafizi u vra me armë zjarri nga ish-bashkëshorti i amnistuar nga burgjet pas një dënimi të shkurtër me burg.

Shumica e gjykatave të vendit kishin sjellë informacion për raste të ngjashme të dhunës në familje, mbrojtjen e viktimave dhe zbatimin e vendimeve ndaj dhunuesve dhe mbledhjen e afërt priten vendime për të ndryshuar gjendjen.

Tema tjetër e kësaj mbledhje të KLD-së ishte diskutimi mbi një relacion të inspektoriatit mbi procesin e vlerësimit të gjyqtarëve.

Presidenti Meta tha se “KLD ka vullnetin maksimal për të bashkëpunuar në krijimin e institucioneve të reja kushtetuese, për shpejtimin e zbatimit të ligjeve të vettingut dhe reformës në drejtësi”.

Zoti Meta tha se sistemi gjyqësor aktual po has vështirësi në kalimin drejt një sistemi plotësisht të ri dhe KLD është gati të ndihmojë procesin.

Edhe kryetari i Unionit të gjyqtarëve Gerd Hoxha, tha se “procesi i rivlerësimit të gjyqtarëve duhet zbatuar me kujdes dhe KLD shprehu gadishmërinë për të ndihmuar me një grup pune Komisionet e pavarura në hartimin e akteve nënligjore”.

Sipas një vendimi të Gjykatës Kushtetuese, është përgjegjësi ligjore vetëm e komisioneve të pavarura të kualifikimit dhe Kolegjit të Apelimit, ndërsa Kld mund të ofrojë vetëm përvojën e vet në hartimin e akteve të vlerësimit.

Procesi i përzgjedhjes dhe vlerësimit të gjyqtarëve, sipas njoftimeve, pritet të nisë nga java tjetër me mbledhjet e para të komisioneve të pavarura, ndërsa rezultate të dukshme mund të dalin nga fundi i vitit.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG