Lidhje

Tiranë: Parlamenti feston përvjetorin e pluralizmit


Parlamenti i Shqipërisë përkujtoi sot 25 vjetorin e rinisjes së pluralist demokratik, në prill 1991, pas pas 45 vjet diktaturë komuniste njëpartiake, të ushtruar me dhunë të pashembullt nga Partia e Punës së Shqipërisë.

Tiranë: 25 vjetori i pluralizmit
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:19 0:00

Parlamenti dhe Akademia e Shkencave zhvilluan një veprimtari përkujtimore në këtë çerek shekulli, kur rinia shqiptare zgjodhi vlerat e demokracisë perëndimore për të ndryshuar të ardhmen e vendit.

Kryetari i parlamentit, Ilir Meta, tha se në fillim të viteve 90 etja e rinisë për këtë ndryshim me rëndësi kulmoi me lëvizjen studentore, që kërkoi me këmbëngulje një rrugë të re, atë të vlerave demokratike, lirive dhe qyterërimit perëndimor.

Zoti Meta tha se parlamenti i parë pluralist pati një jetë të shkurër dhe u përballë me sfidën për të shndërruar ligjet e trashëguara në ligje demokratike dhe këtë u përpoq ta arrinte me mjete të ndryshme; me debate, me mirëkuptime dhe me bojkote, në mënyrë që shoqëria shqiptare të hidhte hapat e parë në rrugën e demokracisë.

Ai shprehu besimin se reforma në sistemin e drejtësisë do të përmbyllet me sukses sa më parë, edhe pse parlamenti është institucioni kritikohet, megjithë rritjen e transparencës dhe vëllimit të punës.

Shqipëria në këto 25 vjet ka ndryshuar shumë, duke u bërë anëtarë e NATO-s dhe kandidate për në Bashkimin Europian.

Të gjithë shpresojnë që reforma në drejtësi do të përmirësojë cilësinë e gjykimit, do të ulë korrupsionin dhe abuzimin me pushtetin, dhe do të shtojë besimin e qytetarëve tek gjykatat.

Megjithatë sot parlamenti është edhe para sfidës së dekriminalizimit të vet, për të zbatuar një ligj për pastrimin e institucioneve nga zyrtarë me të dhëna kriminale.

Kjo çështje ka kushtëzuar prej disa muajsh qëndrimin e opozitës ndaj institucionit më të lartë ligjvënës të Shqipërisë.


XS
SM
MD
LG